Pulmologu në QKUK, Shpëtim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Ai në një postim në Facebook ka paraqitur rëntgen të qytetarëve që janë vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar. Në foto shihet se dëmi në mushkëri që u shkaktuar nga COVID-i qytetarëve të pavaksinuar është dukshëm më i madh.
“Vaksinohuni. Për të treguar se sa i rëndësishëm është vaksinimi. Rastet janë paraqitur sot me rtg pulmo, ku pastaj iu është bërë edhe ultrazëri. Imazhet në RTG dhe ultrazë të mushkërive te pacientët e vaksinuar dhe atyre të cilët nuk janë vaksinuar”, ka shkruar Thaçi.
