Arbëri

Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale do t’i shtohen katër prokurorë të rinj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se votimi në lexim të dytë i buxhetit, do t’i fuqizojë edhe kapacitetet e Prokurorisë Speciale.

Haxhiu ka deklaruar se departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale do t’i shtohen 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.

“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale. Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t'i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes. Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.