Arbëri

ProCredit Bank: FTESË PËR TENDER

Ref no: 01/07/2021

Banka ProCredit Kosovë duke vepruar në emër të ProEnergy i fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

  1. Furnizim, Prokurim, ndërtim, komisionim & funksionim dhe mirëmbajtje gjithëpërfshirëse, për dy (2) vite të centralit fotovoltaik diellor të lidhur në rrjetin 3MW në Gracke e Vjeter, komuna e Lipjanit, Kosovë.
  2. Dizajn, furnizim, prokurim, ndërtim dhe komisionim të 20 kV UG linjës kabllovike për lidhje në rrjet/nënstacion të centralit fotovoltaik 3MW në Gracke e Vjeter, komuna e Lipjanit, Kosovë.

Banka ProCredit po kërkon kontraktor profesional për realizimin e shërbimeve të lartëcekura për kompaninë ProEnergy LLC.

Pro Energy LLC (“Pro Energy”), në Prishtinë, Kosovo është kompani e themeluar për zhvillimin, financimin, ndërtimin, posedimin dhe operimin e projekteve nga energjia solare. Pro Energy LLC ësht ë n ë pronësi të ProCredit Holding, Frankfurt, Gjermani dhe ProCredit Bank, Kosovë.

Të interesuarit mund t’i kërkojnë dokumentet për aplikim prej datës 28 Korrik 2021 në e-mail adresën kos.procurement@procredit-group.com

Vërejtje:

  • Banka ProCredit është deklarues i TVSH-së. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit të cilët janë deklarues të TVSH-së duhet që ta listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së, ndërsa ofertuesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (bëjne shitje të përjashtuar nga TVSH-ja), nuk duhet të listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së.
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH-në ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është e përfshirë mbrenda çmimit
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 5 muaj (150 ditë) nga dita e dorëzimit.
  • Çmimet kuotohen në Euro (€).
  • Ofertuesi duhet të paraqesë referenca të saj mbi shërbimet e ngjashme të ofruara më herët.
  • Banka ProCredit mban të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë e kualifikuara për ofertim.
  • Kompania e përzgjedhur duhet të jetë e gatshme të ofrojë shërbimet në momentin qe kërkohet nga banka ProCredit.
  • Banka ProCredit ka të drejtë të anulojë tenderin dhe/ose ndryshojë karakteristikat e tenderit dhe ti ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.

Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 31 Gusht 2021 ora 12:00h.

Ofertat duhet të dërgohen përmes email-it kos.procurement@procredit-group.com

Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për tender mund ta adresoni në: kos.procurement@procredit-group.com

*Artikull i sponsorizuar