Arbëri

UNDP: Rritje domethënëse e kënaqshmërisë së qytetarëve me institucionet

 

Kënaqshmëria e qytetarëve me punën e presidentes, kryeministrit, Qeverisë dhe Kuvendit ka shënuar rritje të madhe krahasuar me një anketë të dhjetorit të vitit 2020, kur këto institucione kishin përbërje tjetër.

Këto janë të gjeturat e edicionit të 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, i prezantuar sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.