Arbëri

Vitia: Nga spitali në Kroaci janë liruar 28 bashkatdhetarë, 15 vazhdojnë trajtimin

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka treguar se nga spitali në Slavonski Brod të Kroacisë janë liruar 28 bashkatdhetarë që kishin marrë lëndime gjatë aksidentit me autobus të dielën, ku humbën jetën dhjetë persona.

Ai ka thënë se 15 tjerë vazhdojnë të marrin trajtim në Slavonski Brod e një nga ta është transferuar në klinikë në Zagreb.