Arbëri

KPM-ja thotë se me arrestimin e drejtorit dhe kryeshefit është rënduar gjendje në këtë institucion

Descriptive Text

(Ekonomia Online) - Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal kanë raportuar përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur për Medie (KPM), raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komision, Xhevat Latifi kryetar i KPM-së tha se me arrestimin e drejtorit dhe kryeshefit të KPM-së është rënduar gjendja në këtë institucion.

Ai tha se kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë për zbardhjen e rastit, derisa shtoi se kanë pezulluar kryeshefin dhe kanë emëruar një në vend të tij.

Ai tha se me problemet që kanë ndodhur në KPM, është nëpërkëmbur krenaria.

“Puna e KPM-së është karakterizuar me transparencë të plotë dhe të gjitha mbledhjes kanë qenë të hapura për publikun. KPM ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Agjencisë për Barazi Gjinore. KPM ka përcjell fushatën zgjedhore ne zgjedhjet e parakohshme që kishim dhe ka reaguar për gjetjet që janë bërë gjithnjë duke respektuar ligjin në fuqi. Arrestimi i drejtorit dhe i kryeshefit është gjendja më e rëndë që ka pasur KPM-ja, ne i kemi drejtuar letër kryeparlamentarit dhe kemi shkrehur gatishmërinë tonë që të tejkalohet kjo situatë. Ne kemi ofruar publikisht çështjen e bashkëpunimit me organet e drejtësisë dhe ne kemi marr vendim që të pezullohet kryeshefi i KPM-së dhe të zëvendësohet”.

Mes tjerash ai tha se KPM-ja ka nevojë për mbështetje ligjore, derisa theksoi se janë sulmuar nga mediet me “Fake News”.

“Ne presim që organet e drejtësisë të sqarojnë këtë dhe ka të bëjë me mënyrën se si krijohen opinionet sepse ‘Fake News’ qojnë në krijimin e një opinioni krejt ndryshe. KPM-ja ka nevojë që të ketë një mbështetje ligjore, pasi që puna jonë ka qenë e pakontestueshme. Ne kemi pasur një sulm të lajmeve të ndryshme ne kemi shfaqur gatishmëri që organeve të drejtësisë ti ofrojmë bashkëpunim të plotë”.

Latifi ka përsëritur se ngjarja e fundit në KPM është më e rënda në 20 vjetët e fundit.

“Është nga rastet më të rënda të KPM-së në 20 vitet e fundit, dhe atë që unë dua ta pasqyrojë sërish është se Komisioni me të marr lajmin, ne nuk kemi asnjë qasje në dokument.

Deputeti i VV-së Besim Muzaqi ka pyetur kryetarin e KPM-së se nga kush është nëpërkëmbur krenaria.

“Ju thatë se KPM-ja ka një krenari të nëpërkëmbur, a mendoni që krenaria është nëpërkëmbur nga njerëzit jashtë, dhe çfarë ka bërë KPM-ja gjatë kësaj periudhë rreth ushtrimit të funksionit për digjitalizimin”.

Kryesuesja e Komisionit, Doarsa Kica-Chelili ka pyetur anëtarët e KPM-së se ku janë sa i përket procesit të digjitalizimit, pasi që strategjia ka vite që është bartur.

“Një strategji që ju e keni dorëzuar nuk është miratuar, a jeni duke vlerësuar se çka po ndodh që nuk ka asnjë veprim të vetëm. Edhe te rastet e pezullimit i kemi disa afate kohore. Ju duhet në përputhje me Ligjin për zyrtarë publik me vepruar, edhe nëse ju inicioji procedure disiplinore ajo varet nga konkluzioni i rastit përveç nëse gjeni shkelje tjetër”.

Ndërsa Violeta Hyseni-Kelmendi nga KPM-ja ka kur rreth procesit të digjitalizimit, raporton EO.

“Në momentin qe KPM e ka rishikuar strategjinë është dorëzuar në zyrën e kryeministrit, ne nuk kemi përgjigje se përse nuk po procedohet më tutje. Sa i përket punës që i tanon KPM-së janë përgatitur disa akte në ligjore, janë bërë matjet se sa kushton shtrirjen rrjetit infrastrukturore”.

Ajo ka folur edhe për rregulloren, derisa shtoi se ka qenë kundër miratimit pa dëgjim publik.

“Ne kemi marr një kërkesë nga Oda Ekonomike e Kosovës, dhe kanë konsideruar se rregullorja aktuale është diskriminuese. Fillimisht në përbërjen e kaluar Komisioni kishte marr vendim që të ua lejojë disa medieve të bëjnë biznes, mirëpo ka pasur reagime të tilla dhe për shkak të reagime është shfuqizuar ai vendim, ndërsa tani drafti është vendosur në ueb tonë”.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ,ka kërkuar nga anëtarët e KPM-së që mos të vijnë në raportim me raport të brendshëm.

“Mos të na vini me një raport të brendshëm, raportet e juaja të brendshme mos i sillni para neve si Komision sepse ne duhet mi pa të gjitha vendimet e juaja. Raporti të na vjen final, por neve na intereson që ne duhet me dit masën përfundimtare të konfirmuar nga ana e jua”.