Arbëri

Kthehet i nxehti afrikan në Kosovë

 

I nxehti afrikan është kthyer në Kosovë. Sot, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) do të jetë mot me diell dhe temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.

“Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.