Arbëri

14 raste pozitive me COVID-19 të hënën në Kosovë

Coronavirus

14 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 2.406 testime të kryera.

Në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, janë shëruar gjashtë persona, duke çuar numrin total të të shëruarve në 105.597.

Që nga fillimi i pandemisë, 108.031 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 2.265 kanë vdekur si pasojë e virusit.

Rastet aktive janë 169.

Image