Arbëri

Në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Është shtyrë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahet sot, në shenjë nderimi ndaj viktimave të aksidentit të djeshëm në Slavonski Brod të Kroacisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Kuvendi i Kosovës. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet nesër me fillim në ora 15:00.

“Në nderim të viktimave në Kroaci dhe shpalljes ditë zie, me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot. Mbledhja mbahet nesër, më 27.07.2021, në orën, 15:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në aksidentin në Slavonski Brod, ku një autobus me targa kosovare i linjës Frankfurt – Prishtinë u rrokullis pasi doli nga rruga, humbën jetën 10 persona e u lënduan mbi 40.