Varianti Delta i koronavirusit është konfirmuar edhe në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka thënë se janë konfirmuar raste me variantin Delta në mostrat që ishin dërguar për analizë në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin, raporton Top Channel.
Top Channel kishte paralajmëruar 10 ditë më parë se disa persona që kishin ardhur nga Anglia kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta.
Besohet se qarkullimi i këtij varianti ka ndikuar edhe me rritjen e rasteve me koronavirus në Shqipëri.