Arbëri

MASHTI: Punëtorët e arsimit duhet të jenë të vaksinuar me të dy dozat deri në shtator

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se viti i ri shkollor duhet të nisë me punëtorë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Nagavci përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se është duke u planifikuar që viti i ri shkollor 2021/22 të nisë në shtator me pjesëmarrjen e plotë fizike.