Arbëri

Nesër në xhamitë e Kosovës do të ligjërohet për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19

 

Nesër në të gjitha xhamitë e vendit, në ligjëratën e Xhumasë do të bëhet thirrje për vaksinim kundër COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila përmes një statusi në Facebook ka thënë se në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma, do të ftojnë që t'i bëhet thirrje xhematit dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre që t'i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19.