Arbëri

Kërkohet konsensus dhe aktivizim të diplomacisë parlamentare

 

Konsensus brenda vendit dhe një diplomaci më aktive të Kuvendit në funksion të përmbushjes së agjendës evropiane kanë kërkuar përfaqësues të shoqërisë civile.

Niveli i zbatimit të obligimeve që dalin nga marrëdhënia kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është diskutuar në takimin që disa pjesëtarë të OJQ-ve kanë zhvilluar të mërkurën me anëtarët e Komisionit për Integrim.