Arbëri

Bashkatdhetarët ndjekin nga vendi i ngjarjes përplasjet e deputetëve

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Nga sot e deri të premten, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Dhe, sot në ditën e parë të këtij aktiviteti, disa bashkatdhetarë kanë pasur rastin të shohin jo vetëm sallën si është e rregulluar, por edhe përplasjet e deputetëve në seancë.