Arbëri

Sveçla thotë se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në MPB

Foto: Driton Paçarada/ KOHA
 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton.

Duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MPB-së për vitin 2020, Sveçla tha se disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi.