Arbëri

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Descriptive Text

Për tri ditë rresht, duke nisur nga sot, në Kuvendin e Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Gjatë tri ditëve, në terminin 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

Me këtë rast Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë” në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

“Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. \ksp