Një kosovare me origjinë nga komuna e Kaçanikut ka vdekur si pasojë e vërshimeve në Gjermani ditëve të fundit.
Kryetari i Komunës Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se ajo ka qenë rreth 20-vjeçare dhe se sipas informacioneve ajo ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi kur ka humbur jetën.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se komuna nuk ka informacione të tjera nëse ka të tjerë bashkatdhetarë që mund të kenë pësuar.
“Siç kemi dëgjuar nga familjarët, ajo ka humbur jetën duke u kthyer në shtëpi nga puna dhe varrimi do të bëhet në Gjermani. Deri tani nuk kemi tjetër informacion. Sa i përket asaj familje, ajo ka pësuar e vetme pasi ka qenë duke u kthyer nga puna. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër që mund të ketë qytetarë të tjerë nga Kosova”, ka thënë ai.