Arbëri

Dervisholli: Mini-Shengeni ka qenë produkt i zhgënjimit të dy shteteve me BE-në

Sytrime Dervisholli, eksperte për marrëveshje tregtare e bashkëpunim rajonal, derisa ka folur për mekanizmat tregtarë si pjesë e bashkëpunimit rajonal mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se Mini-Shengeni ka qenë produkt i zhgënjimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mini-Shengeni ka qenë një produkt i nga zhgënjimi i dy shteteve, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut që nuk arritën që ta marrin një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave. Tek në 2020 në samitin e Sofjes krijohet tregu i përbashkët rajonal, por ai është derivat i procesit të Berlinit, vetëm e ka ndryshuar emrin por që ka fushëveprim më të gjerë”, ka thënë ajo në Deskun e KOHËS.

Ndërkaq, ka thënë se SEFTA e cila u propozua nga kryeministri Albin Kurti, Dervisholli ka thënë se duhet të ketë sqarime rreth kësaj ideje.

Dervisholli shtoi se “nuk është garantues i fuqishëm që përmes SEFTA-s do t’i eliminonim të gjitha barrierat që bizneset tona apo konsumatorët tanë i përjetojnë ditëve të sotme”.