Arbëri

Sveçla premton zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve

 

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur këtë të hënë në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Sipas një njoftimi të MPB-së Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.