Arbëri

Bërnabiq: Dialogu Kosovë-Serbi parakusht për sigurinë e rajonit

Ana Brnabiq (Foto: Reuters)

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se dialogu mes Prishtinës e Beogradit është gjëja më e rëndësishme pasi që garanton pavarësinë e serbëve në Kosovë, por gjithashtu paraqet parakusht për lirinë dhe prosperitetin e regjionit.

Bërnabiq ka thënë se është e pamundur të bisedohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, pasi që sipas saj, ai nuk e di qëllimin e këtij dialogu, raportojnë mediat në Serbi.

“ Kjo është një situatë e rëndë për gjithë regjionin, dhe kjo më së miri vërehet kur në më shumë se një vit nuk ka asnjë marrëveshje në regjion” është shprehur Bërnabiq.