Arbëri

KQZ-ja nuk do t’i telefonojë më të gjithë aplikuesit jashtë vendit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzimin e ri administrativ, i cili përcakton mënyrën se si do të bëhet verifikimi i aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

KQZ në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe do të përfundojë më 18 gusht 2021.