2 perditesime
11:22

Clark: Jam i impresionuar me demokracinë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se e ka informuar gjeneralin Wesley Clark me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK.

Sipas tij, primare është integrimi në NATO dhe dërgimin e trupave jashtë vendit.

Ai ka thënë se do ta emërojë shkollën e oficerëve me emrin e Wesley Clark.

“Kisha nderin të ndaj me gjeneralin planet e qeverisë së Kosovës për ministrinë dhe FSK-në. Sot për nder të gjeneralit do të emërojë shkollën tonë të oficerëve, qendrën e studimeve me emrin Wesley Clark. Kjo është më ë pakta që mund të bëjmë në nder të tij”, ka thënë ai.

Ndërkaq Clark ka thënë se është i impresionuar me demokracinë gjatë këtyre viteve në Kosovë.

“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë ai.

Ai më vonë është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Image
10:39

Clark pritet me ceremoni shtetërore

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka arritur në Ministrinë e Mbrojtjes, ku është pritur nga ministri Armend Mehaj, me ceremoni shtetërore.

Gjatë ditës, gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

09:53

Gjenerali amerikan Clark nis vizitën në Kosovë

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka arritur në Aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve vjen në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj, dhe do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./ksp