Arbëri

MSH-ja pranon 5 autoambulanca të blera përmes Bankës Botërore

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pesë autoambulanca të reja për shërbimet emergjente të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Këto autoambulanca ishin blerë nga huamarrja e Bankës Botërore dhe përmes prokurimit nga UNOPS është thënë në një njoftim të MSH-së.

“Autoambulancat e reja do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për komunat përfituese: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani. Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347,490 Euro dhe ato do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta” është thënë në njoftimin e MSh-së.

Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë do të realizohet në ditët në vijim, ka bërë të ditur më tutje MSH-ja.