Arbëri

GLPS: Nga 10 shkallë, performanca e Qeverisë Kurti është 5.5

Descriptive Text

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për medie mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”.

Lirika Agusholli ka thënë se Qeveria Kurti II në treguesin e perfomancës së përgjithshme për këto 100 ditë ka shënuar një shkallë prej 5.5 nga 10 në total.

Fusha e dytë sipas tij, është ajo e integritetit të qeverisë për të cilin vlerësimi është 8.

Në fushën e planifikimit dhe koordinimit, ajo ka thënë se ka shumë ngecje dhe nevoja për përmirësim është e domosdoshme.

“Këtë ne e vlerësojmë me 4 pikë punën e qeverisë në këtë drejtim marrë parasysh qe programi qeverisës është votuar nga qeveria rreth dy muaj pas marrjes së mandatit. Transparenca e përgjithshme, ne këtë drejtim qeveria ka shënuar një vlerësim me notë 6.5”, ka shtuar ajo.

Arber Fetahu ka thënë se Qeveria deri më tani nuk ka arritur që shumicën e objektivave dhe masave ekonomike t’i përfundojë në këtë tre mujor të parë.

“GLPS e sheh me shqetësim që deri me tani vetëm 6 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e sektorit privat të prekur nga pandemia. Ajo qe e varfëron xhepin e qytetarëve është subvencionimi i kartonit të gjelbër për veturat me targa të huaja. Agjenda legjislative është tjetër ambicioze dhe afatet kohore nuk janë realiste. Kur krahasohet me agjendat legjislative të pesë vjetëve të fundit, Qeveria Kurti II ka numrin më të lartë të iniciativave të reja për të ndryshuar plotësuar ligjet. Sa i përket performancës në këtë fushe, qeveria mbetet e ngadaltë në ritmin e saj për të përmbushur agjendën legjislative 2021. Vetëm 14.5 për qind e agjendës legjislative është përmbushur ose iniciuar dhe do te jetë e pamundur të zbatohet tërësisht deri në fund të vitit”, ka thënë tutje ai