Arbëri

Qeveria i qëndron pas nismës për SEFTA, si alternativë për minishengenin ballkanik

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev vazhdojnë të insistojnë në jetësimin e Mini-Shengenit Ballkanik. Pas një takimi virtual, ata kanë ftuar tri vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen nismës. Kosova i ka dhënë përgjigje negative. Në kabinetin e Kryeministrit kanë thënë se Kurti i mbetet pas propozimit të tij për marrëveshjen SEFTA. E në prag të samitit të Berlinit, në Qeverinë gjermane i kanë vlerësuar nismat për treg të përbashkët të vendeve të rajonit

Treshja Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev nuk duanë t’u dështojë nisma e Novi Sadit për “Mini-Shëngenin” Ballkanik.

Të martën, ata zhvilluan një takim virtual gjatë të cilit ranë dakord që fiks një muaj më vonë në Shkup të firmosin marrëveshje shtesë bashkëpunimi midis vendeve që përfaqësojnë – Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.