Arbëri

Tri shkarkime në KEK

 

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv, Enver Gashi, dhe për ndryshime në dy kuadro të tjera në korporatë.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e 22 qershorit, pos Gashit janë marrë vendime edhe për ndryshime në pozitën e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.