Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se një pjesë prej mbi 180 mijë vaksinave të AstraZenecas që Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës, i skadon afati për vetëm shtatë ditë.
Ai ka thënë se ky është një mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti. Haxhiu ka thënë se vaksinat e AstraZenecas, Norvegjia i ka larguar nga përdorimi.
“Ndihma e trumbetuar nga Norvegjia në bashkëpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës. Vaksinat AstraZeneca që Norvegjia i ka larguar nga pëërdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!! Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat AstraZeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi, afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021. Kështu ndodhe kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë. Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vërtetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
Insiston Haxhiu: Vaksinat e ardhura nga Norvegjia janë me afat të skaduar
-
Nisen vaksinat nga Norvegjia, mjekët kosovarë thonë se afati s’u skadon në qershor
-
Kosova heq nga përdorimi mbi 133.000 vaksina AstraZeneca, u skadoi afati
-
Ministrat i prijnë fushatës për vaksinim me Astra Zeneca
-
MSH-ja demanton Haxhiun: Vaksinat nga Norvegjia kanë afat të mjaftueshëm përdorimi