Serbë, që jetojnë në Komunën e Fushë-Kosovës, janë shprehur të indinjuar me fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën në Kuvendin e Serbisë.
Sipas tyre, Vuçiqi gjatë raportimit para deputetëve për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, tha se në Fushë-Kosovë më nuk ka ngelur asnjë serb. E kjo, sipas një reportazhi të mediumit serb RadioKim, ka prekur disa serbë.
Madje ata kanë ftuar Vuçiqin t’i vizitojë.
“Zotëri presidenti jonë tha se nuk ka asnjë serb në Fushë-Kosovë, por ka. Dhemb ajo që kemi dëgjuar, unë nuk e di kush po ia jep këto informata, por realiteti është krejt ndryshe. Ka dhe do të ketë”, ka thënë Mirjana Markoviq për Radio Kim.
Ata thonë se me këtë, Serbia i ka shlyer nga vëmendja e saj.