Arbëri

Dy raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Nga 1.328 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19. Rastet janë nga qyteti i Gjilanit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. 

Gjatë kësaj periudhe, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, janë shëruar 14 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 105.241.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 107.655 persona ka rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 2.252 persona kanë vdekur.

Rastet aktive në vendin tonë janë 162. 

Image