Arbëri

Rrihen mes vete dy pushues nga Kosova me dy vëllezër nga Shqipëria

FOTO: TCH
 

Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në plazhin e Shëngjinit. 

Dy vëllezër nga Kosova me inicialet Ç.Z. dhe Q.Z., 23 dhe 21 vjeç janë zënë me vëllezërit nga Shëngjini, me inicialet A.J. dhe A.J., të dy 24 vjeç. Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.