Arbëri

Pasoja ndërkombëtare nëse Qeveria tërhiqet njëanshëm nga marrëveshjet

Neni 18 i Kushtetutës i jep të drejtë Qeverisë të amendamentojë ose të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare, por njohësit e fushës vlerësojnë se Kosova do të mund të ketë pasoja nëse e bën këtë me zotimet e Uashingtonit

Vazhdojnë paqartësitë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur deri tash në kuadër të negociatave Kosovë-Serbi, ndërsa është paralajmëruar një takim tjetër mes Kurtit e Vuçiqit.

 

Pasoja ndërkombëtare për Kosovën kanë paralajmëruar juristët nëse qeveria tërhiqet njëanshëm nga marrëveshjet e Brukselit apo zotimet e dhëna në Uashington nga qeveria e kaluar. Derisa qeveria deri tani nuk ka treguar nëse do të zbatohet ndonjë prej marrëveshjeve të trashëguara, njohës të së drejtës ndërkombëtare thonë se duhen ndjekur procedura për anulimin e tyre

Vazhdojnë paqartësitë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur deri tash në kuadër të negociatave Kosovë-Serbi, ndërsa është paralajmëruar një takim tjetër mes Kurtit e Vuçiqit.

Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se është kundër Asociacionit etnik për serbët, në dyshim është vënë edhe zbatimi i zotimeve të Uashingtonit, disa prej të cilave janë në proces zbatimit. Ato kishte marrë përsipër t’i implementojë ish-kryeministri Hoti më 4 shtator të vitit të kaluar.