Arbëri

LDK-ja për 100 ditët e qeverisjes Kurti: Ka mohim të premtimeve dhe mungesë të dijes

FOTO: KOHA
 

Kosova Press - Lidhja Demokratike e Kosovës në prag të 100-ditëshit ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim dhe mungesë të dijes në udhëheqje. Në LDK thonë se këto tre muaj janë karakterizuar me mohimin e të gjitha premtimeve që janë dhënë gjatë fushatës dhe me skandale të njëpasnjëshme diplomatike.

Në partinë e Lumir Abdixhikut e konsiderojnë joserioze edhe qesharake insistimin e kryeministrit Kurti për njohje në takimin me presidentin serb në Bruksel. Derisa ia rikujtojnë të parit të qeverisë rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatët ndërkombëtar.