Arbëri

“Vaksinimi masiv” – mesatarisht 7500 doza në ditë

 

Edhe pse plani për vaksinim masiv të qytetarëve të Kosovës parasheh imunizim deri në 500 mijë persona në muaj, në katër ditët e para që kur ka nisur ky proces, janë vaksinuar nga 7500 qytetarë në ditë.

Procesi i vaksinimit masiv nisi të martën, më 15 qershor. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar të mërkurën, u bë e ditur se për 24 orë janë kryer 7492 vaksinime. Në tri ditët pasuese janë kryer nga 8446 vaksinime, 7341 dhe 7018 në raportin e publikuar të shtunën. Mesatarisht në katër ditët e para të vaksinimit masiv, Kosova ka kryer nga 7574 vaksinime në ditë, apo 30 mijë e 297 për katër ditë.