Arbëri

COVID-19: Rregullat për diasporën që kthehet në BE nga Kosova

 

Në prag të pushimeve verore, Këshilli Evropian ka përditësuar rekomandimet për COVID-19 për qytetarët e shteteve të Bashkimit Evropian. Rekomandimet do të prekin në masë edhe diasporën e Kosovës që sivjet pritet të vizitojë vendlindjen në fluks më të madh.

Në përditësimin e fundit, Kosova ka ngelur në listën e vendeve të treta nga të cilat vlejnë masat restriktive. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë shtetet e rajonit që përfituan nga lehtësimi i masave për udhëtarët drejt BE-së.