Arbëri

Shoqëria civile kërkon nga Sogojeva-Dermaku reforma në Agjencinë për Informim

 

Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga komisionerja e re për Informim, Krenare Sogojeva-Dermaku, që të nisë reformat në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Në një reagim të përbashkët, organizatat e shoqërisë civile i kanë rekomanduar Sogojeva-Dermakut që të nisë me përzgjedhjen e stafit të agjencisë, sidomos inspektorët, teksa i kanë kërkuar që të kryejë punën me përgjegjësi e profesionalizëm.