1 perditesime
Arbëri

Kryesuesi i ri i KQZ-së për Dakën: Është profesioniste

Kryesuesi i ri i KQZ-së për Dakën: Është profesioniste
Foto: Driton Paqarada/Koha
15:13

Kryesuesi i ri i KQZ-së për Dakën: Është profesioniste

Pas mbledhjes se parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nën drejtimin e tij, Kreshnik Radoniqi, ka folur edhe për ish-kryesuesen, Valdete Daka.

“Për mua është një profesioniste, e njoh personalisht dhe nuk kam asgjë sa i përket punës së saj. Për mua është një punë e re. Ajo tash e 11 vjet ka udhëhequr me komisionin dhe zgjedhjet prej asaj kohe kanë shkuar në rregull”, ka thënë kryesuesi i ri i KQZ-së, Radoniqi, i emëruar të hënën.

Valdete Daka u shkarkua të hënën nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me arsyetimin se ka cenuar integritetin e zgjedhjeve.

13:39

Kryesuesit të ri i kërkohet ta ruajë KQZ-në nga agjendat politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e parë nën drejtimin e kryesuesit të ri, Kreshnik Radoniqi.

Me të nisur mbledhja, anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, i kë bërë një urim.

“Uroj të jeni gardian i Kushtetutës e KQZ-së, e ta ruani nga agjendat politike”, I tha Elshani.

Radoniqi u emërua të hënën kryesues, në ditën kur u shkarkua Valdete Daka nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Radoniqi u emërua të hënën kryesues, në ditën kur u shkarkua Valdete Daka nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.