Arbëri

KQZ-ja mblidhet të enjten për zgjedhjet lokale

 

(Ekonomia Online) - Pas katër muajsh, më 17 tetor, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’i drejtohen sërish kutive të votimit. Kësaj radhe për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.

Ky institucion ka dërguar në Qeveri një kërkesë për buxhet shtesë në shumën e rreth 3.9 milionë eurove, meqenëse një shumë e caktuar e buxhetit për zgjedhjet lokale ishte shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.