Arbëri

MSH-ja: Të regjistruarit me sëmundje kronike për vaksinim duhet të paraqesin dëshmi

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka dal me një njoftim për vaksinimin kundër COVID-19.

Sot në Kosovë ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19, ku në këtë kategori do të vaksinohen personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, pa dallim moshe, ndërsa ditët në vijim është paraparë të vaksinohen edhe kategoritë tjera sipas fazës së dytë të vaksinimit, përfshirë forcat e sigurisë.

MSH-ja ka thënë se personat e regjistruar me sëmundje kronike duhet të paraqesin dëshmi mjekësore. Nëse nuk i paraqesin atëherë nuk vaksinohen.

“Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket: Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti valid; Të sëmurët kronikë - përmes dëshmive shëndetësore; Forcat e sigurisë - përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me radhë. Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen”, thuhet nga MSH-ja.