Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi po hyn në fazë të re. Ai tha se takimi në Bruksel mes dy palëve është pritur, por nuk se nuk ka dhënë përgjigje se si do të vazhdoj tutje ky proces.
“Është një takim që është pritur shumë por nuk ka sjellë përgjigje se si do të zbatohen marrëveshjet që janë arritur deri tash dhe si do të vazhdohet në të ardhmen”, ka thënë ai në Express Intervistë.
Palokaj ka thënë tutje se pjesë më e vështirë e takimit ishte insistimi i Kosovës në këto bisedime për njohje të shtetësisë së Kosovës nga Serbia dhe çështja e të pagjeturve.
“Duket se problemi i parë është insistimi i palës kosovare se pa njohje nuk mund të zgjidhen problemet. Dhe ajo që u duk si pyetje se kur do ta njohë Kosovën Serbia, me çka Vuçiq ka thënë se është përgjigjur me ‘kurrë’. Nëse kjo është e vërtetë atëherë duhet të pyetet edhe BE-ja sepse thotë se qëllimi është njohja e ndërsjellë ndërsa në anën tjetër Serbia donë dialog pa njohje dhe të zhagitet dialogu. Kjo mund të ketë qenë pikë që ka pasur përplasje dhe tjetra insistimi i palës kosovare për të pagjeturit”, ka shtuar Palokaj.
Ai ka thënë se takimi i radhës do të tregoj nëse ka përafrim rreth temave mes dy palëve, ndërsa tha se për çështjen e të pagjeturve ka gatishmëri të diskutohet dhe të gjendet zgjidhje nga të dyja palët.
Ka thënë se nuk di se cfarë do të ndryshoj në praktikë ndryshimi i CEFTA-s në SEFTA.
Palokaj ka folur edhe pwr Mini-Schengenin, pwr tw cilin tha se Kosova ka pasur dy probleme lidhur me të.
“Kosova ka pasur disa probleme sa i përket schengenit sepse nuk ka qenë mirë e definuar dhe Kosova nuk është trajtuar si e barabartë në atë proces. Kosova jo vetëm nga kjo qeveri, por edhe qeveritë e mëhershme nuk ka kundërshtuar nismat e bashkëpunimi rajonal por ka insistuar që Kosova në to të trajtohet e barabartë”, përfundoi ai.