Arbëri

Prezantohet “Asdreni”, kartëmonedha 10 mijë lekëshe

 

Prej 30 qershorit, kartëmonedha më e çmuar e lekut do të jetë ajo që mban portretin e poetit rilindës Asdreni. Banka e Shqipërisë ka prezantuar për publikun prerjen e re me vlerë 10 mijë lekë (81.37 euro), që vjen në kuadër të serisë së re të kartëmonedhave, paraprirë nga hedhja në qarkullim gjatë vitit 2019 të 200-lekëshit dhe 500-lekëshit të ri.

Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kartëmonedha 10 mijë lekë, prerja më e lartë e shtypur dhe hedhur në qarkullim ndonjëherë, shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë viteve.