Arbëri

Nagavci: Nga viti i ardhshëm nis rishikimi i teksteve mësimore

Foto lustrim
 

Nga viti i ardhshëm do të nis rishikimi i teksteve shkollore. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur gjithashtu se nga viti i ardhshëm shkollor, do të hyjnë në përdorim edhe Tekstet Alternative .

“Tekstet shkollore janë një element shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë në arsim. Andaj, në Agjendën Legjislative e kemi paraparë Ligjin për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik. Ne synojmë që përmes ligjit të ri të kemi tekste më cilësore për nxënësit tanë. Viteve të kaluara me të drejtë ka pasur ankesa të shumta dhe është kritikuar cilësia e teksteve mësimore. Në to janë evidentuar pasaktësi shkencore, gabime përmbajtësore, gabime metodologjike e drejtshkrimore, andaj dhe nga viti i ardhshëm do të rishikojmë tekstet mësimore. Mësimdhënësit janë ata që do të punojnë me tekste shkollore dhe do duhej të përdornin ato si një nga burimet për mësimdhënie. Atyre me legjislacionin në fuqi, u njihet e drejta që të zgjedhin tekstet shkollore të cilat pastaj miratohen nga Këshilli i Shkollës” ka shkruar ajo.