Arbëri

Temperaturat këtë javë deri në 31 gradë Celsius

Moti në Kosovë
 

Gjatë pesë ditëve të kësaj jave pritet të mbajë mot i qetë, me përjashtim të së hënës ku pritet të ketë riga shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 19-31 gradë.

“Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.