Arbëri

Përzgjedhja e Komisionerit për Informim: CV-të kontradiktore të kandidatit të përkrahur nga pushteti

 

Shoqëria civile është duke kundërshtuar fuqishëm emrin e Enver Bujarit për pozitën e Komisionarit për Informim dhe Privatësi. Arsye për këtë kanë qenë CV-të e tij dhe mospërputhja e të dhënave në to. Pavarësisht kësaj, pushteti nuk i ka përfillur shqetësimet e shoqërisë civile dhe të mërkurën i votoi emrat e kandidatëve për t’ia dërguar Kuvendit për votim. Madje votimin e bëri pa votat e opozitarëve, të cilët lëshuan mbledhjen e Komisionit për Siguri duke kërkuar kthimin e procesit në pikën zero.

Emrat Enver Bujari, Krenare Sogojeva-Dërmaku dhe Edon Miftari i janë dërguar për votim Kuvendit. Bujari mori më së shumti pikë, gjithsej 69. Pas tij ishte Sogojeva-Dermaku me 63 dhe Myftari me 61.5.