Arbëri

Klinaku: Pseudo-drejtësia ndërkombëtare po gjykon vetëm shqiptarët

Foto: EO
 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aktivitet protestues përmes artit, për shkak të siç thotë, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë me këtë rast se në këtë përvjetor të lirisë së Kosovës, themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë.