Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka marrë vendim për shënjestrimin e një rasti të krimeve të rënda.
Rasti i koduar si “Thirrjet” ku janë të përfshirë njëzetekatër persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Mashtrimi” është shënjestruar nga Prokuroria Speciale.
Sipas prokurorisë gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë euro kesh dhe nëntë vetura.