Arbëri

Ajeti: Bideni është kthyer kokë e këmbë kah Evropa e Ballkani

 

Amerika është kthyer me kokë e këmbë në drejtim të Evropës dhe Ballkanit dhe nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Joe Biden, për të sanksionuar individët dhe organizatat e korruptuara, duhet të shihet në këtë frymë, ka thënë Faruk Ajeti, doktor i shkencave politike, hulumtues në Institutin Austriak për marrëdhënie ndërkombëtare me seli në Vjenë.

Ajeti ka thënë në “Ekspress Intervista” të KTV-së se në urdhrin e Bidenit janë listuar rreziqet si korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, veprime këto që sipas tij minojnë qeverisjen demokratike.