1 perditesime
10:58

Prokuroria kërkon që gjykimi i Mustafës të nisë në korrik, mbrojtja më vonë

Prokuroria në Gjykatën Speciale ka bërë kërkesë që gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nisë në muajin korrik. Është përmendur data 15 korrik si marrje në pyetje të dëshmitarëve.

Prokuroria madje ka kërkuar të shtohet edhe një dëshmitar për të cilin ka thënë se s’do të ketë masa shtesë mbrojtëse.

Në anën tjetër, mbrojtja ka thënë se nuk pajtohet me kërkesën e prokurorisë, por se gjykimi të nisë më vonë.

08:05

Sot konferenca përgatitore për gjykimin e Salih Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Nga Gjykata Speciale kanë bërë të ditur se konferenca do të fillojë në orën 09:30.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.