Arbëri

Sali Berisha: Pas Mladiqit tash radhën e ka Vuçiqi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur dënimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mladiqit si fitore për drejtësi.

Berisha ka shtuar se pas Mladiqit tash e ka radhën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Fitore e drejtësisë! Pas xhelatit të Srebrenicës radhën e ka ithtari i tij i verbër Vuçiqi, i cili deklaronte se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiq për të fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtësinë mori nismën “një shtëpi për Mlladon””, ka shkruar Berisha në Facebook.