Arbëri

13 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për humbje jete.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 132.397 qytetarë. Prej tyre 2452 kanë humbur jetën, ndërsa 129.736 janë shëruar. Janë 209 raste aktive.