James William Pardew, ish-ambasador i SHBA-së në administratat Clinton dhe Bush dhe një oficer i karrierës së ushtrisë amerikane, ka vdekur të mërkurën më 2 qershor, por që është bërë e ditur sot.
Ai ishte 77-vjeçar dhe arsyet e vdekjes janë ende të panjohura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPardew ka lindur në Memphis dhe është rritur në Jonesboro, ka diplomuar në shkollën e mesme të Nettleton dhe në Universitetin e Arkansasit.
Pas diplomimit, për 28 vjet ai ka shërbyer si oficer i inteligjencës ushtarake, për t’u graduar më vonë si kolonel.
Në vitin 1997, presidenti Bill Clinton, e kishte emëruar Pardew si përfaqësues të SHBA-së për stabilizimin ushtarak në Ballkan me gradën e ambasadorit në Departamentin e Shtetit.
Presidenti George W. Bush, e kishte emëruar Pardew ambasador të SHBA-së në Bullgari në vitin 2002. Pardew shërbeu në atë rol deri në vitin 2005.
Pardew ishte negociatori i SHBA-së për Marrëveshjen Kornizë në Maqedoni në vitin 2001 dhe shërbeu si zëvendëskëshilltar special i presidentit dhe sekretarit të shtetit për demokracinë në Ballkan gjatë konfliktit në Kosovë dhe zbatimit të paqes nga viti 1999 deri në vitin 2001. Ai gjithashtu drejtoi Programin e Trenave dhe Pajisjeve Ushtarake për Bosnjën nga viti 1996 deri në vitin 1999, dhe përfaqësoi Sekretarin e Mbrojtjes në ekipin negociator të SHBA-së mbi Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë, sipas biografisë së tij në Departamentin e Shtetit.
Ai së fundmi ka qenë i zëshëm kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Ai në një shkrim për KOHËN pati thënë se ridefinimi i kufijve në Ballkan është kthim i një ideje të keqe.
Botimet KOHA së shpejti do ta botojnë librin e tij.